JV Group ofron zgjidhje moderne të energjisë solare për shtëpi, biznese dhe industri. Jemi këtu për të sjellë teknologji të gjelbër dhe investime të mençura që kursejnë para dhe mbrojnë mjedisin.
Nga një pasion në Zvicër, në një lidership në energji të pastër.
Që nga viti 2003, JV Group është shndërruar nga një hobi në një rrjet ndërkombëtar inovativ me ekspertizë në sisteme elektrike dhe solare. Me zyre në Zvicër dhe Kosovë ne ofrojmë zgjidhje të zgjuara për një të ardhme më të pastër dhe më efikase.
Zgjidhje të plota për çdo nevojë solare.
Analizojmë nevojat tuaja energjetike dhe ofrojmë zgjidhje të personalizuara për maksimizimin e përfitimeve nga energjia diellore.
Ekipi ynë i kualifikuar ofron instalime profesionale të sistemeve diellore për shtëpi dhe biznese, me garanci të plotë.
Ofrojmë instalimin e stacioneve të mbushjes për vetura elektrike, të integruara me sistemin tuaj solar për një transport me zero emetime.
Nga shtëpitë individuale deri tek parqet industriale.
Ne kemi instaluar mijëra sisteme në Kosovë dhe jashtë saj. Projektet tona përfshijnë:
Çertifikim i cilësisë dhe sigurisë nga organizata TÜV, një nga institucionet më të respektuara në Evropë për testimin e produkteve.
Çertifikim nga Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik që konfirmon përputhjen me standardet ndërkombëtare të sigurisë elektrike.
Çertifikim që konfirmon përputhjen me standardet e shëndetit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit të Bashkimit Evropian.
Çertifikim nga Instituti Kombëtar Brazilian i Metrologjisë, Cilësisë dhe Teknologjisë, i cili konfirmon cilësinë dhe sigurinë e produkteve.
Çertifikim i efikasitetit energjetik që konfirmon se produktet tona plotësojnë standardet e kursimit të energjisë.
Përgjigju 3 pyetjeve të thjeshta dhe zbulo sistemin solar ideal për nevojat tuaja
Kontaktoni me ne sot për një konsultim falas dhe zbuloni si mund të përfitoni nga energjia diellore.